Në oborrin e një shkolle që nuk dihet se ku ndodhet, është filmuar një video ku shihet një fëmijë që e qëllon pa arsye bashkëmoshatarin.
Megjithëse më i madh në trup, viktima e pranon një grusht në fytyrë dhe bark, ndërsa nuk sulmon por vetëm mbrohet.
Por, për një moment ai e humbë durimin, dhe i kundërvihet sulmuesit.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si e kapë dhe e hedhë për toke djaloshin duke ia humbur vetëdijen.
Tashmë i kthyer në një viktimë, ai i bën dy xhiro duke ecur pa kontroll, ndërsa këmbët e mbajnë me vështirësi.
“Këtë video duhet ta shohin të gjithë fëmijët, që të mendojnë mirë para se ta ngacmojnë dikë”, është një koment lidhur me këtë rrahje. /Telegrafi/