Një grua është filmuar duke goditur në organin gjenital një djalë të vogël, pas një zënke që e kishte pasur me nënën e tij.
Zënka është filmuar nga një kalimtar rasti në rrugën Veracruz në Meksikë, ku shihet një djalë i vogël duke u rrëzuar dhe fillon të qajë në momentin që gruaja e paemëruar e godet me shqelm në organin gjenital, transmeton Telegrafi.
Aty menjëherë i del në ndihmë e ëma e cila mundohet ta sulmojë gruan, që padyshim se kishte humbur kontrollin dhe nuk dinte çfarë po bënte.
Videoja deri më tani është shikuar nga më shumë se 100 mijë persona, kurse ende nuk dihet nëse policia ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me sulmin që i është bërë vogëlushit. /Telegrafi/