Dy persona janë lënduar kur një veturë i kishte goditur qëllimisht në rrugën “Ulqini” në Prizren.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, i dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka goditur qëllimisht me veturë dy viktimat meshkuj shqiptarë, të cilat për shkak të lëndimeve të marra kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje në ora 12.30, thuhet në raportin e sotëm të rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.