Telegrafi

Godet veten me bumerang dhe fiton 300 mijë dollarë!

Por e bukura qëndron në faktin se ai vetë nuk do të nxjerrë asnjë qindarkë nga xhepi, pasi i tërë dëmi do të mbulohet nga kompania e tij e sigurimit.

Një gjykatë vendosi që Lerri Rutman “i shkaktoi vetes dëme në trup për shkak të neglizhencës dhe pakujdesisë”.

“Kam paguar tërë atë sigurim për një kohë të gjatë në rast se ndodhte diçka e tillë”, tha z. Rutman.

Pas aksidentit, që viktima thotë se i preku kujtesën dhe ia shtoi dëshirën seksuale, ai kishte ndërmend të padiste edhe prodhuesin e bumerangut, por avokati i tij e këshilloi të mos e bënte.