Telegrafi

Godet me thikë vëllanë, arrestohet nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti la sulmuar fizikisht, duke e goditur me thikë vëllanë e tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 02:50 në Ferizaj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/