Ky është momenti rrëqethës që është filmuar nga kamerat e sigurisë, kur një veturë që lëvizte me shpejtësi të madhe godet gjyshen e shtatë nipave dhe mbesave dhe e hedh në ajër disa metra e cila bie në tokë e vdekur.
Ndërsa shoferi as që merr mundin të ndalet, dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Sue Gravel, 63-vjeçe, ishte nisur për të blerë disa gjësende kur një veturë e tipit BMW Serie 5 e godet dhe e hedh disa metra në ajër.
Pamjet e publikuara gjatë seancës gjyqësore, tregojnë vrasjen e Sue si dhe veturën që u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Familjarët e Sue shpresojnë që me publikimin e pamjeve do të motivohen qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e shoferit që ngiste si i çmendur. /Telegrafi/