Site icon Telegrafi

Godet gruan me thikë, arrestohet 21 vjeçari

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Brigada e 17 Sulmuese’, në qytetin e Elbasanit.

Policia tha se çifti ka debatuar ashpër me njëri-tjetrin, duke bërë që në një moment 21-vjeçari Evelino Cërriku ta godiste me grushte dhe më pas thikë në shpatull 18-vjeçaren, nënë e një fëmije, raportoi BW.

Nëna e re është shoqëruar në spital ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën

21-vjeçari ka thënë se e ka qëlluar bashkëshorten për ta trembur, pas një debati për motive xhelozie./Telegrafi/
 

Exit mobile version