Një veturë e paidentifikuar ka goditur një fëmijë në fshatin Vlashnje të Prizrenit dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar në shtëpi./KosovaPress/