Site icon Telegrafi

Godet me çekiç urën e qelqtë 300 mbi tokë, nuk do të besoni çfarë ndodh (Foto/Video)

Një gazetar ka testuar sigurinë e një ure 430 metra të gjatë të punuar nga qelqi, duke e goditur me një çekiç gjigant.

Ideatori dhe projektuesi i urës më të gjatë dhe më të lartë në botë të punuar nga qelqi në pjesën qendrore të Kinës, ka ftuar gazetarin e BBC, Dan Simmons, për një test interesant për të goditur me çekiç rrugën e punuar nga panelet e qelqta, që janë të vendosura 300 metra mbi tokë, transmeton Telegrafi.

Arsyeja pse ky gazetar i gjigantit britanik është ftuar për këtë test të pazakontë, janë raportimet se një copë xhami ishte thyer në momentin derisa një turist po kalonte mbi këtë urë, duke shkaktuar panik tek turma të cilët filluan të vrapojnë.

Por edhe pse pjesë shtresa e sipërme goditet disa herë me çekiç, dy pjesët përforcuese të qelqta mbetën të padëmtuara, gjë që dëshmon se është tejet e sigurt për turistët.

Me këtë test, projektuesit e kësaj ure të shumëpërfolur shpresojnë se do të “shuajnë” frikën e turistëve, dhe t’i dëshmojnë atyre se është e sigurt për ecje.

Sipas drejtori të kompanisë që ka ndërtuar urën, thuhet se ajo ka kapacitete t’i rezistoj goditjeve me këmbë të 25 personave, kurse në total ajo mund të bart deri në 800 persona që ecin në të njëjtën kohë mbi urë. /Telegrafi/

Exit mobile version