Telegrafi

Godet brutalisht 62 herë me rrip djalin e të dashurës, sepse i vodhi një karikues (Video,+18)

Një burrë në SHBA është arrestuar për dhunimin fizik të një 7-vjeçari, pasi pamjet e rënda teksa ai godet fëmijën kanë bërë xhiron e botës.

I arrestuari, 27-vjeçari Kordarell Williams, raportohet se është i dashuri i mamasë së djalit.

Ai është parë të godasë plot 62 herë me rrip në kokë, shpatulla dhe këmbë për 5 minuta.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në veri-perëndim të Houston, Teksas, përcjell tch.

Williams pranoi në Gjykatë se e kishte goditur djaloshin sepse kishte vjedhur një karikues.

Williams u dënua me 30.000 dollarë gjobë dhe djaloshi ka kaluar në ruajtje të shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve.