Pejanët vazhdojnë punimet për misionin e ri, rikthimin e Besës së vjetër. Klubi ka rikthyer një prej futbollistëve më cilësor të kësaj skuadre në periudhën e pasluftës, Ilir Nallbanin.
Mesfushori sipas të gjitha gjasave stinorin e ardhshëm do të veshë fanellën e Besës, teksa këtë për Tribuna e konfirmoi drejtori i klubit, Bekim Shoshi.
“Nallbani, 99% do të jetë futbollist i Besës. Marrëveshja pothuajse është arritur dhe kontrata do të jetë njëvjeçare. Ardhjen e tij e konsiderojmë si përforcim të madh sepse ka përvojë dhe cilësi të mëdha”, deklaroi Shoshi për Tribunën. /Telegrafi/