Telegrafi

Godelli do të kërkojë të thyejë rekordin (Video)

 

22-vjeçari mori medalje ari në stilin e shkëputjes pasi ngriti 171 kg, medalje argjendi në stilin e shtytjes me 198 kg dhe po medalje ari në dygarësh me 369 kg, duke lënë pas vetes kinezin Zhong dhe koreanin Jon Vi Choe.

Gjatë një interviste për Top Channel, Godelli tregon se ai e ka thyer rekordin në palestër dhe kishte provuar edhe në garën që po zhvillohet në Kazakistan, por nuk kishte pasur fat në këtë drejtim.

“E kisha provuar në palestër dhe e kisha arritur, por këtë herë nuk pata fat. Ka gara të tjera ku do ta provoj sërish. Këtë peshë e kam arritur, shpresoj ta realizoj në Olimpiadë”, ka thënë Godelli

A po ashtu ka thënë se ëndrra e tij është të plotësojë koleksionin e tij të medaljeve. “Ëndrra ime është të plotësoj koleksionin e të gjitha medaljeve”, shprehet Godelli. /Telegrafi/


Kampioni i botës premton ar në “Rio 2016… by tchalbania