Një rrahje brutale është filmuar me telefon të mençur, ku shfaqen disa personat duke e goditur me shkop të bejsbollit në kokë një burrë në një lagje të banuar.
Sulmuesit nuk kursenin asgjë duke filluar nga grushtat e shqelmat dhe më pas me shkop bejsbolli, kur autorja e video thotë se e filmoi për t’ia dokumentuar policisë së Lutonit sulmin brutal, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihen motivet e sulmit në rrugën Saxon, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën të shokuar me atë çfarë panë në videon e publikuara.
Megjithatë ajo çfarë u ka bërë më shumë përshtypje, është fakti se si viktima për asnjë moment nuk zmbrapset dhe i reziston goditjeve me shkop të bejsbollit në kokë. /Telegrafi/