“Shake it” mban titullin projekti më i ri i grupit Etnon, të cilën e sollën në bashkëpunim me Genta Ismajlin.
Ky projekt, prodhim i “Black Fish” dhe i vizuelizuar nga produksioni “Max Production” ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e pëlqyeshmërisë, transmeton Telegrafi.
Në vetëm dy ditë të publikimit të saj, kënga ka arritur të mbledhë afro gjysmë milioni klikime në kanalin “Youtube”, duke u shndërruar menjëherë në hitin e momentit.
Ndryshe Genci kohë më parë për Telegrafin ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të ketë disa projekte të reja nga Etnon dhe ky duket se ky bashkëpunim i suksesshëm është vetëm fillimi./Telegrafi/.