Telegrafi

Gocha realizoi një nga nokautët teknik më brutal në histori të MMA-së

Ky është ndoshta një nga nokautët teknik më brutal që keni parë ndonjëherë. Sporti i MMA-së mund të prodhojë disa goditje absolutisht të egra, por ky nga luftëtari gjeorgjian Gocha Shainidze është thjesht mbresëlënëse.

Ai erdhi në një ndeshje të GFC kundër luftëtarit armen Harutyun Harutunyan vetëm disa minuta në raundin e parë. Shainidze e gjeti veten të ngulfatur nga kundërshtari i tij, por ia doli të largohej nga ajo situatë në formë shokuese.

Në vend që të qëndronte në tokë, gjeorgjiani vazhdoi të bënte goditje përsëritura dhe të përplaste Harutunyan në dysheme.

Ai arriti të ngrihej disa herë, ndërsa kundërshtari i tij ishte i mbështjellë rreth qafës duke u përpjekur ta ngufaste atë.

Shainidze e godet atë, jo një herë, jo dy herë, por pesë herë në një mënyrë absolutisht brutale. Harutunyan kuptoi se ngufatja nuk po funksiononte dhe bëri gabim që e lëshoi.

Armeni sigurisht dukej i lënduar dhe në dhimbje nga përplasja e katërt në skena tronditëse, por më pas pasoi tmerri për të, pasi u godit me grushte në fytyrë, ndërsa gjyqtari e ndërpreu meçin. /Telegrafi/