Site icon Telegrafi

GOBBO, PËR VDEKJEN E VËLLAIT TË TIJ DHE SAKRAMENTIN E SHENJTË

Poezi nga: David Cappella
Pëktheu: Fadil Bajraj

Luigi i devotshëm ka vdekur. Dhimbja depërtoi
në çdo organ të trupit tim.
Humbja e vëllait tim më dobësoi, duke infektuar
lotët e mi. U bëra kufomë që ecën, i sëmurë,
në dhimbje, zbrazëtia m’i shkatërroi nervat.
Pavarësisht se a iu përmbajta sakramentit, apo
nëse e kam gënjyer atin … Motivet tona
shpalosen si ritualet, dhe ritualet
lulëzojnë thellë brenda bijve të pabesë,
që refuzojnë kalueshmërinë e tyre të përmjaltur.
Pikëllimi im nxiti urrejtje të Firences.
U ankova, u ankova. U tërhoqa,
ndieja keqardhje të thellë ndaj vetvetes, lutesha të vdisja.
Morbiditeti më përqafoi. Unë ndalova së shkruari.

Exit mobile version