Një fans i Arsenalit nga Kosova, e ka emëruar djalin e tij të porsalindur Arsenal, pasi ka dashuri të madhe për klubin londinez.
Astrit Dervishaj është bërë baba për herë të dy, ndërsa portali i njohur goal.com e ka intervistuar për emrin e djalit.
Ai i ka thënë ‘Goal.com’ se ka vendosur ta quaj djalin Arsenal për dashurin e madhe që e ka për klubin.
Dervishaj që është tifozë i Arsenalit për 20 vite, ka hasur në mirëkuptimin e gruas së tij Albulenës që tua vë emrat fëmijëve.
Cifti kishin së pari një vajzë që tani është në moshën tre vjeçare, që quhet Arsena.
Astriti thotë se nuk e ka plan më të bëjë fëmijë, por nëse lind edhe ndonjë do ta emërojë përsëri në lidhje me Arsenalin.
Arsenali ka shumë tifozë në Kosovë që bëjnë tifo për këtë klub.
Klubi anglez edhe pse nuk ka shumë trofe në vitet e fundit, tifozët i kanë qëndruar besnik.
Aktualisht aty luajnë edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, një arsye më shumë që ky klub të dashurohet. /Telegrafi/