Portali i njohur ‘Goal.com’ ka ironizuar me paraqitjet e Ronaldos, teksa e ka ngritur në qiell Lionel Messin.
Paraqitjet e dobëta të Cristiano Ronaldos me Portugalinë në Euro 2016 kanë ra në sytë e të gjithëve, teksa kulmi ishte penalltia e humbur përball Austrisë.
Pas kësaj paraqitje të dobët, sulmuesi portugez u mundua të tregohet njeri human duke pranuar një ‘selfie’ nga një tifozë, i cili hyri në fushë pas ndeshjes.
Megjithatë, portali i njohur Goal.com ka ironizuar me Ronaldon, duke ia përmendur statistikat e tij gjatë dy ndeshjeve të para, ku nga 180 minuta lojë nuk kishte asnjë gol dhe asnjë asistim, por një foto selfie.
Për dallim nga Ronaldo, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është duke shkëlqyer me Argjentinën në Kupën e Amerikës, ku nga 164 minuta lojë, ka shënuar katër gola dhe dy asistime, ndërsa nuk ka bërë asnjë foto selfie. /Telegrafi/