Telegrafi

Gnabry: Me Kovacin, Bayerni ka filozofi të re

Serge Gnabry ishte ndër lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar te Bayern Munichut gjersa ishte shpallur më i miri nga tifozët e kampionit gjerman.

Futbollisti 23-vjeçar luajti në pozicione të ndryshme të sulmit dhe shënoi disa gola të rëndësishme në kurorën e dyfishtë të bavarezëve, Bundesliga si dhe Kupën e Gjermanisë.

Kovaç pothuajse e kaloi gjithë sezonin duke mbrojtur veten nga thashethemet e shkarkimit, megjithatë mendim të kundërt ka lojtari i përfaqësueses gjermane.

Foto: FC Bayern/Twitter

“Unë thashë tashmë, Bayerni është një tjetër klub. Pavarësisht nga të gjitha problemet, ne fituam një kurorë të dyfishtë, kështu që nuk mund ta fajësoni Kovacin”, tha ai.

“Unë nuk mendoj se kemi pasur një sezon zhgënjyes, ne ramë në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli, që më vonë u bë kampioni i Evropës. Nuk mund të ankoheni për këtë”, tha futbollisti për Kicker duke iu referuar Kovacit.

Ndryshe, Bayerni pritet të transferojë disa lojtarë pasi që aktualisht në skuadër ka vetëm 17 futbollistë. /Telegrafi/