Telegrafi

Gmail nuk do ta mbështes më Microsoft Exchange

Ajo çfarë Google është duke bërë në fakt është ndërprerja e mbështetjes për shërbimin e emailave të Microsoft, Exchange, dhe nga data e dhënë nga kompania, ne nuk do të kemi më mundësi që të krijojmë llogarinë tonë përmes Google Sync.

Google Sync është dizajnuar që të lejojë qasje në Google Mail, Calendar dhe Contacts përmes protokolit Microsoft Exchange ActiveSync®.

Mirëpo, me ndryshimet e fundit në CardDAV, Google tani ofron mundësi për qasje në shërbimet e ngjashme përmes IMAP, CalDAV dhe CardDAV, thuhet në njoftimin e Google. / Telegrafi /