Telegrafi

Gmail më i avancuar për iOS

Por, Google vazhdimisht po e avancon aplikacionin e vet, e këtyre ditëve paraqiti një version të ri. Në versionin e fundit të Gmailit për iOS mund të adaptohen nënshkrimet nën mesazhe, është shtuar edhe mundësia e vendosjes së përgjigjes automatike në rast se nuk jeni në dispozicion, e risi është edhe etiketimi i mesazheve (labels). Gjithashtu, aplikacioni ka edhe melodinë e re për pranimin e emailit të ri.

Google në këtë version përfshiu edhe mundësinë e vizatimit “për ato situata kur me fjalë nuk mund të përcjellët mesazhi”. Aplikacioni pa pagesë mund të shkarkohet nga App Store, e për punë kërkon së paku iOS 4. /Telegrafi/