Telegrafi

Gmail me aplikacion unik për iOS

Aplikacioni origjinal i Gmail për pajisjet që bazohen në iOS tashmë është dorëzuar në Apple për aprovim, dhe se i njëjti mund të lëshohet në përdorim brenda pak kohësh.

Ky aplikacion i ri i Google, pritet që t’i ketë të gjitha funksionet e Gmail në iPhone dhe pajisjet tjera të Apple.

Njëri nga funksionet që pritet të ofrohet në këtë aplikacion, është ardhja e emailit në kohë reale, si dhe funksionet tjera si “Priority Inbox” i Gmail, dhe selektimi i mailave me ngjyra të ndryshme. / Telegrafi /