Telegrafi

GM do të investojë mbi 1 miliardë dollarë në fabrikat e saj në Flint për të rritur prodhimin e kamionçinave

Të hënën General Motors deklaroi se planifikon që të investojë mbi 1 miliardë dollarë për të ripërpunuar 2 fabrikat e saja në Flint të Michigan, në mënyrë që ato të përgatiten për gjeneratën e re të kamionçinave të tyre për të rëndë (HD) me motor me djegie të brendshme.

GM këtë vit ka investuar një total prej 1.7 miliardë dollarëve në fabrikat e saja në Flint për të mbështetur gjeneratën e ardhshme të kamionçinave të saj të rëndë.

Gjiganti amerikan bëri të ditur se do të shpenzojë 579 miliardë në fabrikën e saj Flint Engine Operations për të prodhuar gjeneratën e gjashtë të motorit V8 me djegie, ndërkaq 103.5 milionë të tjera do të shkojnë në përmirësimin e një fabrike tjetër në Flint, e cila do të mbështetë prodhimin e kamionçinave, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Kamionët e GM konkurrojnë me kamionçinat Super Duty të Ford Motor të ridizajnuar së fundmi, dhe me versione të tjera të rënda të kamionçinës Ram të Stellantis NV, ndër veturat më fitimprurëse të shitura nga prodhuesit e automjeteve të Detroit Three, ose ndonjë rival tjetër.

Vitin e kaluar, General Motors shiti 288 mijë kamionçina HD, një rritje kjo prej 28 për qind nga një vit më parë.

GM pret të fillojë negociatat me sindikatën “United Auto Workers” për një kontratë të re me një afat kohor deri në 14 shtator për të arritur një marrëveshje me punëtorët e saj të prodhimit në SHBA. Investimi për të siguruar vende pune është një prioritet kryesor i sindikatës. /Telegrafi/