Telegrafi

GM shtyn vendimin për Opelin

Këshilli drejtues i koncernit amë General Motors ka vazhduar pa sukses këshillimet rreth dy ofertave të fundit.

Koncerni ka kërkuar prej qeverisë gjermane më shumë detaje lidhur me ndihmat e premtuara të shtetit dhe sugjerimet për pranimin e ofertës së sipërmarrjes austriako-kanadeze Magna.

"Wall Street Journal" njofton se seriozisht po shqyrtohet edhe oferta e investuesit financiar belg RHJ.

Qarqet qeveritare në Berlin kanë shprehur keqardhje për shkak të zvarritjeve të fundit në marrjen e vendimit.

Negociatat në General Motors do të vazhdojnë në fillim të javës që vjen. /dw/