Telegrafi

GM para shpalljes së falimentimit

General Motors do ta shesë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në pajtim me porcedurën e falimentimit, thuhet sipas një burmi të afërt të pordhuesit më të madh të automjeteve në botë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se presidenti i SHBA-së Barack Obama gjithashtu të hënën do të flasë për reformat në General Motors, kur skadon afati i fundit, që sipas vendimit qeveritar, duhet patjetër të përgatisë program për reformat apo të ballafaqohet me falimentim.

Të enjten kompania aksinarëve i ofroi aksione me vlerë prej 27 miliardë dollarësh, me të cilën do t’i mundësojë që të marrin 25 për qind nga pjesa e ardhshme e kompanisë së reformuar General Motors.

Paraprakisht aksionarët me shumicë të votave e hodhën poshtë tentimin e General Motors ta zvoglojë borxhin në atë mënyrë që kreditorët do t’i kishte dëmshpërblyer me aksione, në vend të parave. Ajo praktikisht i shkatërron të gjitha shpresat se fati i kompanisë do të mund të zgjidhet jashtë porcedurës së falimentimit.

Kriza globale dhe financiare rëndë e ka goditur General Motorsin dhe po të mos merret ndihmë financiare nga Qeveria amerikane kompania do të falimentonte prej kohësh, kurse dhjetëra mijë punëtorë do të mbeteshin pa punë. /mia/