Site icon Telegrafi

GM largon nga puna rreth 15 mijë punëtorë, kursehen 6 miliardë dollarë

Prodhuesi i makinave General Motors do të largojë 14.700 punëtorë nga puna në Amerikën e Veriut dhe do të mbyllë një fabrikë, për të ulur kostot dhe të fokusohet në automjetet autonome dhe elektrike.

Reduktimi mbulon 8.100 zyrtarë, disa prej të cilëve do të marrin pagesën, ndërkohë që të tjerët do të largohen pa kompensim, transmeton Associated Press.

Shumica e fabrikave të prekura nga këto masa prodhojnë makina që nuk do të shiten në SHBA vitin e ardhshëm.

Rreth 6,000 punonjës të fabrikës mund të humbnin vendet e punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, edhe pse disa mund të transferoheshin në fabrikën për prodhimin e kamionëve.

General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, markat e të cilit përfshijnë Chevrolet, Buick dhe Cadillac, tha se masat e reja do të kursejnë gjashtë miliardë dollarë në para të gatshme deri në fund të vitit të ardhshëm. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version