Telegrafi

GM ktheu borxhin ndaj qeverive të SHBA-ve dhe Kanadasë

„Kjo është një shenjë se prodhuesi më i madh amerikan i automjeteve është në rrugë të mbarë të dalë nga kriza“, njoftoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë.

General Motors mori gjithsej 52 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria merikane dhe 9.5 miliardë dollarë nga qeveria e Kanadasë, meqë kompania automobilistike vitin e kaluar ishte para falimentimit.

Borxhi është kthyer pesë vjet para afatit, gjë që tregon se kompania planifikon ta ulë pjesën e pronësisë shtetërore në General Motors, transmetojnë mediumet amerikane.