Telegrafi

GM i mbyllë 21 mijë vende pune

Kjo bëhet në kuadër të ristrukturimit të përgjithshëm, që është i domosdoshëm për të marrë më tepër ndihmë të qeverisë.

Aktualisht, GM e zhvillon afarizmin në bazë të ndihmës së qeverisë amerikane prej 15.4 miliardë dollarë dhe deri më 1 qershor duhet të ristrukturohet për të fituar më tepër fonde.

Nëse ky ristrukturim nuk vlerësohet pozitivisht nga qeveria, atëherë kompania mund të futet në falimentim të mbrojtur.