Telegrafi

GM i jep kinezëve marken Hummer

Kështu konfirmon kompania amerikane në Detroit, që ka firmosur një marrëveshje paraprake me kompaninë aziatike.

Menaxhimi i Hummer, gjithsesi do të qendrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Termat financiare të paktit janë ende në diskutim e sipër dhe nuk do të bëhen publike.