Telegrafi

GM heq dorë nga ndihma në vlerë dy miliardë dollarë

GM” ka njoftuar të enjten administratën amerikane se dy miliardë dollarë që kjo kompani i kishte kërkuar nga shteti për të vazhduar prodhimtarinë në muajin mars, më nuk janë të nevojshme në këtë fazë.

Ky vendim është marrë si pasojë e uljes së shpenzimeve të arritura në këtë kompani në dy muajt e kaluar. Megjithatë “GM” ka bërë të ditur se do të mbetet në kontakt me grupin punues, që merret me industrinë e automobilave, i cili është formuar pranë Ministrisë amerikane për Financa.

“GM” dhe “Chrysler” nga dhjetori i vitit të kaluar kanë marrë 17,4 miliardë dollarë ndihmë shtetërore. Këto dy kompani besohet se do të duhet ta kthejnë këtë ndihmë në qoftë se nuk arrijnë të dëshmojnë se do të tejkalojnë krizën.