Telegrafi

GM do të investojë në një uzinë motorësh në Tajlandë

“ Kjo uzinë e re duhet të fillojë prodhimin në 2010 ”, tha presidenti Richard Wagoner me rastin e inaugurimit në provincën e Rayong në lindje të vendit.

Uzina do të punësojë 440 persona dhe kapaciteti I prodhimit të saj vjetor do të jetë më shumë se 100.000 motorë turbo disel nga 2,5dhe 2,8 litra.

Tailanda është vendi kryesor në montimin e automobilave të General Motors në Azi me modele të suksesshme si Chevrolet Captive dhe Chevrolet Optra.
Tregjet e automobilave në vendet emergjente si Kina dhe India ,janë bërë celsi I rritjes për ndërtues të tillë si GM ,përballë tregjeve amerikane dhe evropiane.