Telegrafi

“Glory Events” këtë muaj organizon festival madhështor në Tetovë

“Glory Events” që me seli gjendet në Gjermani ka nisur përgatitjet për një festival të muzikës ‘Techno’ që do të organizohet në Maqedoni.

Siç është njoftuar, festivali do mbahet gjegjësisht në Tetovë afër ‘Pallma Mall’ dhe se do të jetë në një ambient të hapur.

Festivali, që do të zgjasë katër ditë nga 21 deri më 24 korrik, ka për qëllim që të shndërrohet tradicional për çdo vit në po të njëjtin vend.

“Glory Events” këtë muaj organizon festival madhështor në Tetovë

Në këtë eveniment madhështor pritet të performojnë artistë të zhanreve të ndryshme nga trojet shqiptare dhe jashtë vendit, gjersa targeti i publikut gjithashtu përfshin të njëjtën audiencë.

Deri më tani nuk janë zbuluar akoma yjet që do marrin pjesë në këtë event, por që priten shumë surpriza.

Detajet e reja rreth këtij festivali që shënon edhe periudhën post-pandemike do bëhen të ditura në ditët në vazhdim. /Telegrafi/