Telegrafi

Globe Soccer: Falcao, futbollisti i vitit

“Pa ndihmën e bashkëlojtarëve të mi te Atletico dhe atyre në kombëtaren e Kolumbisë nuk do ta fitoja këtë çmim”.

“Nuk jam personi i duhur të vendos se kush është lojtari më i mirë i këtij viti, sepse ka njerëz të kualifikuar për ta marrë këtë vendim”.

“Unë jam shumë i lumtur për titujt e fituar me Atleticon dhe për golat që kam shënuar. Ky çmim është shumë i rëndësishëm për karrierën time”, ka deklaruar Falcao.

Kjo ngjarje u mbajt në Dubai, në një mbrëmje madhështore ku morën pjesë shumë yje nga bota e futbollit. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi portugezi Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/