Më 17 dhe 18 shkurt në Shkup do të mbahet Samiti global i grave lidere – 2017, ku do të marrin pjesë mbi 40 gra të njohura, lidere në rolin e panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrëse tejra nga pesë kontinekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto gra janë krijuese të politikave publike, diplomate, përfaqësuese të korporatave elite, gazetare, etj. Siç njoftoi Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), samiti është i përqëndruar në tema të tanishme të më shumë sferave, ku do të romovohet Platforma globale e grave lidere në sektorin publik dhe privat, ndërkaq për herë të parë janë përfshirë edhe gra lidere nga Maqedonia.
Qëllimi kryesor i Platformës është realizimi i dalogut ndërkombëtar për përparimin e lidershipit të grave dhe krijimit të politikave strategjike për zhvillim ekonomik që nënkupton zhvillim të karrierës, partneritet global, si edhe shkëmbim të dijes dhe përvojave./Telegrafi/