Site icon Telegrafi

Global PR Summit, vendi ku takohen ekspertët botëror të PR

Global PR dhe ekspertë të rrjeteve sociale nga Twitter, Shazam, Grayling, Hotels.com, Saudi Aramco dhe Memac Oglivy do të ju prezentojnë edicionin e pestë të Global PR Summit Istanbul që do të mbahet më 23 shkurt në hotelin InterContinental në Stamboll.

Eventi më prestigjioz në rajon për PR dhe komunikim këtë vit do të ketë edhe një punëtori në temën ”Zgjidhja e problemeve në PR në 48 orë” me Maksin dhe Abrahamin nga Pop Up Agency, një ndër agjencitë lider në botë për zgjidhjen e problemeve në PR që kanë ndihmuar kompanitë si Facebook, Coca-Cola dhe CondeNast që të rritin potencialin e tyre në PR.

Më poshtë janë disa nga temat që do të diskutohen në Global PR Summit Istanbul 5, dhe ekipi juaj mund të përfitojë shumë:
Grayling: Lajmet e rrejshme: Pse është një sfidë e vërtetë për ekipin e PR (Marrëdhënieve me Publikun)
GUMTREE.COM: Ligjerata nga ueb faqja më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shazam: Si të krijoni përmbajtje të rëndësishme për përdoruesit e telefonave.
Twitter: Ndërtimin e përmbajtjes për klientët tuaj me material nga komuniteti.

Global PR Summit Istanbul 5 organizohet ng P World, agjenci kreative që i organizon konferencat për PR, marketing dhe HR në 30 shtete të botës. Eventi mbështetet nga Telegrafi.com

Për bileta, më shumë informacione dhe agjendën shfrytëzojeni këtë vegëz

Exit mobile version