Site icon Telegrafi

Global Finance: Shqipëria, ndër të fundit për nga fuqia blerëse

Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit, duke lënë prapa vetëm Bosnjë Hercegovinën për nga fuqia blerëse.

Një indeks i Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror, duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse (PPP). Mali i Zi u rendit në vendin e 75, Maqedonia ne vendin e 84, Serbia në vendin e 89 dhe Kroacia në vendin e 60, raporton Monitor.

Në vendin e fundit në Rajon renditet Bosnja, e cila në listën globale të fuqisë blerëse zë vendin e 104. Global Financë sqaron se në përgjithësi, ka dy metoda standarde për të përcaktuar vendet më të pasura dhe ato më të varfra të botës. Zakonisht merret në konsideratë Prodhimi i Përgjithshëm Bruto dhe ndarja e tij për frymë.

Megjithatë përkufizimi më real dhe më i pranuar mes ekspertëve, por edhe nga vendet e pasura është përcaktimi se sa i pasur është rezidenti i një vendi. Për këtë arsye, metoda më e mirë për të përcaktuar nivelin e varfërisë është fuqia blerëse.

Global financë ka rënë dakord se, kjo është metoda ndoshta më e dobishme për të krahasuar dallimet e përgjithësuara në standardet e jetesës në mes të kombeve. Kjo për shkak se fuqia blerëse merr parasysh koston relative të jetesës dhe normat e inflacionit të vendeve.

Global Finance e ka bërë renditjen e vendeve duke marrë si bazë valutën amerikane dollarin duke korrigjuar edhe efektet e kursit të këmbimit me monedhat vendase.

Exit mobile version