Site icon Telegrafi

Global Data: Gazprom prodhuesi më i madh botëror i gazit natyror

Kompania ruse Gazprom, posedon rezervat më të mëdha të naftës ekuivalente dhe sipas parashikimeve dhe analizave të kompanisë Global Data deri në vitin 2020 do të mbetet prodhuesi më i madh botëror i gazit natyror.

Sipas Global Data, në mesin e kompanive kombëtare botërore Gazprom, Rosneft, Statoil, ONGC, Ecopetro, Petrobras dhe Petronas, gjiganti i naftës në rezerva ka 84.5 miliardë fuçi naftë ekuivalente.

“Pas Gazpromit, vijon Rosneft me 37.3 miliardë fuçi të naftës ekuivalente. Kompanitë kombëtare ruse janë liderë edhe në aspektin e prodhimit deri në vitin 2020”, njoftoi Global Data, përcjell Telegrafi.

Pritet që Gazprom deri në vitin 2020 të rrisë prodhimin e gazit natyror nga 3.333 milionë fuçi naftë ekuivalente në 3.591 milionë.

GlobalData thekson se një tjetër kompani ruse Rosneft mund të rrisë prodhimin nga 2.064 milionë fuçi naftë ekuivalente në vitin 2018 në 2.235 milionë ndërsa Ekopetrol kolumbian mund të shkurtojë prodhimin nga 194 milionë në 175 në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version