Site icon Telegrafi

Global Albanian Gastronomy Festival – panairi më i madh tregtar shqiptar jashtë vendit!

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar më i madh i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, po mbahet në 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.

Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota,  si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve  shqiptare dhe mbrëmje gala. 

Në ceremoninë hapëse me datë 2 Tetor 2024 ora 10:00, do të na nderojnë me praninë e tyre:  

– znj. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës;  

– z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;  

– z. Cem Özdemir – Ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë i Republikës së Gjermanisë;

– z. Izet Mexhiti – Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut;

– z. Nik Gjeloshaj – Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi; përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë. 

Nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, GAGF ka për qëllim të tregojë në Berlin, në zemër të  Evropës, potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve në një skenë ndërkombëtare.

Gjithashtu,  organizimi i GAGF jo rastësisht përkon me 10 vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i  cili në këtë vit jubilar ri-mblidhet në Berlin në muajin Tetor. GAGF synon të dëshmojë gatishmërinë e  kompanive tona për të depërtuar në tregun evropian.  

GAGF do të ofrojë mundësi për rrjetëzim, krijimin e partneriteteve të reja dhe përmirësimin e konkurrencës.  Në afatgjatë, eventi ka për qëllim do të ndihmojë në rritjen e eksportit, krijimin e vendeve të reja të punës  dhe promovimin e produkteve shqiptare në arenën ndërkombëtare. 

Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: gagfestival.com/agenda

Berlini do të flasë shqip, dhe ju do të komunikoni  histori! 

Exit mobile version