Kompania japoneze e ka prezantuar modelin G4, që ka sistemin e ashtuquajtur ‘flutur’ të hapjes së dyerve, meqë ngrihen lartë e nuk shtyhen anash.
Por, kjo nuk është veçantia kryesore e makinës elektrike, e cila me dy motorë të kombinuar arrin të lëvizë me shpejtësi që krahasohet me 536 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7 sekonda, ndërsa me një mbushje të vetme mund të lëviz deri në 400 kilometra.
Materiali i jashtëm i përbërë nga fibra karboni, është punuar në atë mënyrë që të ketë shumë aerodinamikë, si dhe pamje mbresëlënëse.
Udhëtarët e G4 do të jenë rehat gjatë udhëtimit, derisa enterieri luksoz ka një pamje shumë të mirë. /Telegrafi/