Site icon Telegrafi

Glligorova: Për krimin e përmbaruesve do të kërkojmë përgjegjësi edhe tek prokuroria

Tarifa e re për përmbaruesit që e propozoi Ministria e Drejtësisë, ndërsa sot e miratoi Qeveria, ka gjetur mbështetje nga qytetarët dhe shoqatat e ndryshme, të cilat kanë luftuar për shfuqizimin e zyrave të përmbaruesve për tre vite.

Njëra nga më të zëshmet kundër Ligjit për Përmbarim, ka qenë edhe Ana Gligorova. Ajo thotë se këto ndryshime janë hap pozitiv në zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me përmbaruesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, pritet të ulet çmimi i përmbaruesve në 300 euro, do të hiqen edhe interesat

Ajo thotë se “lufta” e shoqatave qytetare do të vazhdojë edhe më tej, duke shtuar se do të kërkojnë përgjegjësi për siç tha, krimin e kryer.

Sipas Glligorovës, protesta e përmbaruesve duke i mbyllur zyrat për një ditë, është e pakuptimtë, pasi siç tha, transaksionet e tyre janë të hapura dhe vazhdojnë të paguajnë pamëshirshëm kamata për borxhe./Telegrafi/

Exit mobile version