Telegrafi

Glik vazhdon të kërkohet nga klubet e Ligës Premier

Kamil Glik është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A gjatë sezonit të fundit.

Polaku ka qenë disa herë i kërkuar nga ekipet e Ligës Premier, por ai ka preferuar të qëndrojë në Itali.

Klubi i fundit që dëshiron atë është Newcastle, e gjitha kjo pasi trajneri Rafa Benitez, ka qenë i mahnitur me kapitenin e Torinos gjatë kohës sa ishte te Napoli.

Për polakun kanë shfaqur interesim Arsenali dhe Manchester United. /Telegrafi/