Telegrafi

Gliha thyen heshtjen për Zhegrovën dhe mungesën e tij në këtë tubim

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për herë të parë rreth situatës së Edon Zhegrova te “Dardanët”.

Gliha ka thënë se nuk ka qenë vendimi i tij për të mos e ftuar Zhegrovën për ndeshjet e muajit nëntor.

“Kush të ka thënë që se kam ftuar unë? Ky nuk ishte vendimi im. E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet”.

“Unë jam vetëm i punësuar në FFK-së”, ka thënë tekniku slloven për Klan Kosovën.

Ndryshe, Zhegrova të mërkurën në mbrëmje reagoi ashpër përmes një shkrimi në Instagram, duke pretenduar se në përballjen ndaj Izraelit nuk ka mundur të jetë prezent.

Por, dëshirën për të qenë pjesë e “Dardanëve” për takimet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, ia mohuan.