Site icon Telegrafi

Glen Johnson befason të gjithë teksa emëron rivalin kryesor të Man Cityt për titull në sezonin e ardhshëm

Ish-mbrojtësi i njohur anglez, Glen Johnson ka bërë një parashikim surprizë kur është pyetur se kush do ta sfidojë Manchester Cityn sezonin e ardhshëm në Ligën Premier.

Sezoni 2022/23 i përkiste vërtetë Cityt të Pep Guardiolës, pasi ata arritën të siguronin tre trofetë, pasi fituan Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.

Ata u bënë skuadra e parë që nga Manchester United në vitin 1999 që arrin këtë arritje historike.

Lexo po ashtu Sa para fitoi Man City nga fitimi i tripletës - shuma është e çmendur

Ndërsa sezoni 23/24 po afrohet gjithnjë e më shumë, ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe Anglisë, Johnson, ka bërë një zgjedhje befasuese kur u pyet për rivalët më të mëdhenj të Cityt për titull.

“Padyshim që besoj se Liverpooli do të përmirësohet sezonin e ardhshëm, por besoj se ka një hendek të madh mes Manchester Cityt dhe gjithë të tjerëve”, ka thënë fillimisht Johnson për Betfred.

“Unë nuk besoj se ata do të sfidojnë për titullin e Ligën Premier sezonin e ardhshëm, por besoj se Chelsea do të jetë paketa surprizë nëse jam i sinqertë”.

Lexo po ashtu Enigma me të cilën përballet Pochettino te Chelsea: 32 lojtarë në skuadër, nënshkrime, të huazuar, largime

“Chelsea ka një skuadër fantastike, por ata nuk po ndezën fare sezonin e kaluar, por tani ata kanë një menaxher të mirë dhe një skuadër të mirë, besoj se do të kenë një pikë për të provuar dhe do të sfidojnë më shumë se priste dikush”.

“Nuk besoj se ata do të jenë mjaft të mirë për ta rivalizuan Manchester Cityn deri në fund, por besoj se Chelsea do të jetë rivali i tyre më i afërt”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Exit mobile version