Telegrafi

Gleicke: Ekstremistët e djathtë rrezik për Gjermaninë Lindore

Gjermania Lindore po përballet me një kërcënim në rritje nga ekstremi i krahut të djathtë, sipas zyrtares së ngarkuar me mbikëqyrjen e integrimit pas ribashkimit të vendit.

“Ekstremizmi i krahut të djathtë në të gjitha format e tij, përbën një kërcënim serioz për zhvillimin social dhe ekonomik të shteteve të reja,” tha sot Iris Gleicke, duke iu referuar pesë shteteve të Gjermanisë Lindore, që  u rindërtuan pas rënies së Murit të Berlinit, në vitin 1989, raporton DPA.

Gleicke dha një konferencë për shtyp në Berlin, pas publikimit të raportit të saj vjetor mbi përparimin e bashkimit të Gjermanisë, që hyri në fuqi më pak se një vit pas rënies së Murit të Berlinit.

Lindur në Gjermani Lindore komuniste, komentet e Gleicke pasqyrojnë shqetësimet e institucioneve politike gjermane  se lindja,  ecuria ekonomike e të cilit shtrihet në pjesën më të begatë perëndimore të vendit, tregoi të jetë toka e lëvizjeve politike radikale të krahut të djathtë.

Fluksi masiv i refugjatëve në Gjermani gjatë vitit të kaluar ka kontribuar në rritjen e mbështetjes, në lindje për partinë e re populiste të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë.

“Pjesa më e madhe e gjermanëve në lindje nuk janë ksenofobe apo të krahut të djathtë,” tha Gleicke, e cila u bëri thirrje njerëzve në lindje që të mbajnë një qëndrim stoik ndaj kërcënimit nga e djathta.