Site icon Telegrafi

Gledi Mici vazhdon kontratën me Prishtinën

(Foto: prishtinafc.com)

Kampioni i Kosovës në futboll, Prishtina, ia ka vazhduar kontratën mbrojtësit të krahut të majtë, Gledi Mici.

Klubi dhe mbrojtësi i majtë kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën për tre vitet e ardhshme – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e bardhekaltërve.

Gledi Mici, i transferuar para një viti nga Shkëndija e Tetovës, me Prishtinën në edicionin e sa po përfunduar ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në tre garat duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në dy sosh.

“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë”.

“Shpresoj të vazhdojmë me sukses në paraqitjet në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Mici me rastin e nënshkrimit.

Exit mobile version