Tifozët e Manchester United arritën që të anulonin ndeshjen ndaj Liverpoolit e paraparë të luhej në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
E diela e javës që shkoi ishte mjaftë e zjarrtë për tifozët e Djajve të Kuq që protestuan pa ndalë nga hoteli ku qëndronin, deri në Old Traford.
Përkrahësit e United ia dolën që të futeshin edhe në stadium, duke ndezur fishekzjarrë e hipnin mbi porta.
Kjo bëri që ndeshja që anulohej dhe e gjitha u bë si shenjë kundër pronarëve, e që janë familja Glazers.
Me befasuesja e gjithë kësaj ishte se aty gjendej edhe legjenda e klubit, Eric Cantona.
Duke mbajtur një baner të vogël, ‘GlazerOut’, ai përkrahi tifozët që po kërkonin largimin e pronarëve aktual.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja mes United dhe Liverpoolit, mirëpo tifozët kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen me protesta. /Telegrafi/