Kryeministri teknik i Bullgarisë, Dimitar Glavçev thekson se vendet kandidate duhet të ketë meritat e veta për anëtarësim në BE, si dhe të respektoj të gjitha të drejtat e përgjithshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjithmonë kemi qenë të mendimit se çdo vend që është kandidat për anëtarësim në BE duhet të ketë meritat e veta për pjesëmarrjen në Bashkimin Evropian, si dhe të respektojë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë që ka marrë në proces. Pra, ne jemi mbështetës të flaktë të zgjerimit të BE-së, por i nënshtrohen kushteve të përgjithshme dhe një procedure të njohur për të gjithë, deklaroi kryeministri teknik bullgar Dimitar Glavçev në Berlin, ku po merr pjesë në samitin në kuadër të “Procesit të Berlinit”.
“Përfundimisht, këtë e bëmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim që po ecim përpara, siç u dha një shembull i mirë në takim – që një vend të negociojë me të gjithë Bashkimin Evropian”, theksoi Glavçev.
Kryeministri teknik i Bullgarisë tha gjithashtu se në takim u bë e qartë se Mali i Zi do të mbyllë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit dhe se Shqipëria pritet të fillojë hapjen e kapitujve të negociatave gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu shpresohet se Serbia mund të fillojë kapitujt e negociatave në fillim të vitit 2025.
Procesi i Berlinit u krijua në vitin 2014 si një platformë për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve pritëse të Procesit të Berlinit, si dhe BE-së./Telegrafi/