Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.
Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar kuvendi, deputetët dhanë këtë betim.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!. /Telegrafi/