Site icon Telegrafi

Glauk Konjufca: Edhe pse juria profesionale ishte kundër, qeveria financoi filmin më të dobët

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca jashtëzakonshme me të vetëm pikë të rendit të ditës që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e rezervave shtetërore.

Deputetët kanë diskutuar për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare prej rezervave shtetërore, ku ka pasur replika mes ligjvënësve.

Lexo po ashtu Konjufca: Pse me i pagu qytetarët 1.2 milion euro për lobimin që Thaçi po e bënë për ndarjen e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka kritikuar komisionin për përzgjedhjen e financimit të filmave nga ana e Ministrisë së Kulturës.

Ai ka treguar një rast kur një ndër filmat më të dobët është financuar nga MKRS-ja përkundër vërejtjeve të jurisë profesionale.

“Komisioni ka ndarë para për filmat e dobëta. Juria profesionale ka thënë se qeveria ka financuar filmin më të dobët, të 12-tin”.

“Sa i përket filmit “Shok”, i cili u kritikua këtu, ai u nominua për një çmim ndërkombëtar të Oscarit”, ka pohuar Konjufca. /Telegrafi/

Exit mobile version