Jennifer Lawrence, e cila u bë nënë për herë të parë në prill të vitit të kaluar, ka shkëlqyer në dy edicione të ndryshme mode.
Aktorja mahniti në eventin ‘WWD Honors’ në New York me një edicion magjepsës dhe një fustan të zi të zgjedhur që i nxirrte në pah figurën e saj dhe më pas nga ky edicion “u hodh” në një stil të zakonshëm për të shëtitur me të birin.
Ajo ishte një nga personazhet më të spikatur në tepihun e kuq me një fustan midi të firmosur nga Dior, i cili është një ndërthurje e stilit minimalist, prerjes klasike dhe detajeve shik.
Fustani me një dekolte të spikatur nxirrte në pah njërën shpatull dhe me të bukuroshja zgjodhi këpucë elegante të markës ‘The Row’. Stilin e ka kompletuar me stolitë e përzgjedhura me kujdes nga ‘Tiffany & Co Elsa Peretti’ – një palë vathë dhe një byzylyk.
Megjithatë, edicioni magjepsës është ende vetëm për evente formale, pasi aktores i pëlqen privatisht të veshë gjëra të rastësishme, në të cilat është sa më e relaksuar.
Një vit e gjysmë më parë, Jennifer u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, ndaj u fotografua gjatë një shëtitjeje, teksa shtynte një karrocë. Ndoshta disa zonja nuk do të guxonin ta imitonin stilin e saj, sepse kishte zgjedhur papuçe dhe çorape, e me to kishte veshur edhe një xhup të madh dhe pantallona të shkurtra.
Xhupat e gjerë janë padyshim veshjet e saja të preferuara, madje një të tillë e kishte kombinuar së fundmi për një takim romantik me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/